Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka deklaruar dje, se varri i Kolë Idromenos në varrezat e Rrmajit në Shkodër është dëmtuar gjatë restaurimit. “Skandali i radhës i Institutit të Monumenteve të Kulturës! Shfytyrohet varri historik i kolosit Kolë Idromeno nga papërgjegjshmëria institucionale dhe nga mungesa totale e kriterit të restaurimit. Ministria ia fsheh kryeministrit, i pranishëm në Varrezat e Rrmajit, këtë dështim të radhës, po aq i rëndë sa rezultati në hamamin e Krujës”, shkruan FMTK.

(GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: