SHBA

Afërdita Dreshaj është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe këtë periudhë të veçatnë në jetën e saj ajo po e shijon në maksimum.

Pak para se fëmija i saj dhe Jakub të vijë në jetë, Afërdita është kujdesur të memorizojë përgjithmonë kujtimet më të bukura përballë aparatit fotografik dhe profesionalitetit të Fadil Berishës.

Dreshaj ka ndarë disa momente nga foto sesioni së bashku me bashkëshortin Jakub dhe me motrën e saj.

“Sepse ky set është shumë i veçantë për mua, zgjodha fotografin më special dhe të pabesueshëm për të kapur këtë moment. Mezi po pres t’i ndaj ato me të gjithë”, ka shkruar afërdita krah fotos ku pozon përpara Fadilit.

Kujtojmë se Dreshaj është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet mami i një djali, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb