Nga klubet e striptizimit në Miami te një jetë komode si sipërmarrëse, modele dhe blogere. Në Shtetet e Bashkuara, Blac Chyna shfaqet energjike. Me format e saj provokuese, tatuazhet që bien në sy dhe buzëqeshjen e saj, 34-vjeçarja nuk kalon pa u vënë re. E njohur tashmë për publikun e gjerë, ajo u shenjtërua përfundimisht si yll në vitin 2016, kur pati një vajzë me Rob Kardashian, vëllain e të famshmeve Kim & co. Historia nuk përfundoi mirë por karriera e saj mori hov.

Ndër sipërmarrjet e saj tregtare Blac Chyna mund të mburret me një markë veshjesh, një linjë kozmetike dhe një sallon bukurie. Megjithatë nuk mungojnë edhe bashkëpunimet me marka të ndryshme veshjesh dhe bukurie. Kjo e fundit është më seksi se kurrë. “Dhurojini pak dashuri Yoni-t tuaj me pastruesin tonë rozë kuarci”, shkruan amerikanja në Instagram, duke postuar një video ku sapunon kofshët afër pjesëve intime, pjesërisht të fshehur nga bikini me flutura. “Yoni” është termi që tregon organet gjenitale femërore, si nga pikëpamja rreptësisht fizike ashtu edhe simbolike, për të theksuar lindjen, tempullin e jetës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Blac Chyna, preparati Pussy Power i Goddess Detox, në shitje për 30 dollarë, ndihmon në lidhjen me pjesën më hyjnore të feminitetit. Influencuesja nuk është e para që propozon artikuj me temë intime, interesimi për organin rozë sigurisht nuk është i ri. Shumë para saj e gjetën veten duke sponsorizuar produkte me temë gjenitale. Para së gjithash, Gwyneth Paltrow. Ish-aktorja hodhi në treg qirinj me aromë vagine në faqen e saj Goop disa vite më parë. Në shitje për 75 dollarë, ato gjithmonë shiten. Kourtney Kardashian është gjithashtu një fanse e këtyre aksesorëve aromatike.

Për të qëndruar në temën e referencave seksuale dhe kuptimeve të dyfishta, si mund të harrojmë këmishën Pussy Bow nga Gucci, të veshur nga Melania Trump në mes të fushatës zgjedhore? Kjo gjë kishte shkaktuar bujë, fjala (vaginë në zhargon) në fakt ishte përdorur në mënyrë vulgare në të kaluarën nga bashkëshorti i saj Donald Trump. Pak kohë më vonë i njëjti model, por i veshur në të kundërt, u zgjodh edhe nga Kate Middleton.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: