Breshëri i pasdites së djeshme, që përfshiu zonën e Maliqit, ka dëmtuar rëndë të gjitha kulturat bujqësore në fshatin Sovjan. Dhjetëra hektarë tokë të mbjella me grurë, vreshtari, sera dhe dru frutore janë dëmtuar në mënyrë të parikuperushme.

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta breshër për të shkaktuar dëme kolosale në këtë fshat, ndërsa mëngjesin e sotëm në terren ka qenë edhe komisioni i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shkalla e demit sipas tyre shkon deri ne 60%,nder to 35 hektare me grure, 8 hektare me molle, 1 hektar me vreshtari dhe sera. Nga ana tjeter, fermeret thone se bresheri nuk ka kursyer asgje ne tokat e tyre dhe se nga demi i shkaktuar nuk mund te marrin prodhim per kete vit.

Per fermeret situata eshte e paperballueshme ndaj ata apelojne per ndihme nga shteti.

Moti i paqendrushem ka krijuar here pas here deme ne kete sektor pasi vetem 2 jave me pare,bresheri ne te njejten zone(fshatin Zvezde) shkaktoi deme te pallogariteshme per fermeret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: