TIRANE

Në tetor të vitit 2018 kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë dhe vogëlushit i vendosën emrin e veçantë Kajan.

Si kryetari i bashkisë së Tiranës si bashkëshortja që tij kanë qenë gjithmonë të rezervuar për sa i përket fotove të vogëlushit të tyre. Ata shpërndajnë shumë pak foto në rrjetet sociale duke qenë të kujdesur për të mos i zbuluar portretin e plotë Kajanit të vogël.

Ditën e djeshme bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është shfaqur mbas shumë kohësh me të voglin e saj Kajan. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me Kajan duke shijuar perëndimit e diellit në Divjakë.

“Dy diej për mua”, ka shkruar bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Ajola, krah fotos ku shfaqet me djalin e vogël pranë detit në qytetin e Divjakës.

Me siguri familja është duke shijuar ditët e fundit të pushimit para impenjimeve të shumta që do i sjellë shtatori dhe aktivitetet e ndryshme në kryeqytet

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: