Alvaro Morata është një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës pasi pritet të largohet për herë të dytë nga klubi që e nxori si futbollist, Real Madridi. Për spanjollin interesohen një mori skuadrash por në avantazh sipas raportimeve të fundit është Manchester United i cili ofron 60 mln paund për shërbimet e “galaktikat”.

E ndërsa e ardhmja mbetet në udhëkryq, 24-vjeçari ka zgjedhur të kalojë pushimet i patrazuar me të dashurën mahnitëse Alice Campello. Ai është fotografuar në Ibiza vetëm disa ditë pas finales së Ligës së Kampioneve.

Këto pushime mund të jenë edhe qetësia para “stuhisë” për të, sepse pavarësisht cilësive të jashtëzakonshme, në aventurën e re do të hasë sërish pengesa për një vend titullari.Por, përpara se t’u hyjë këtyre llogarive, Morata dhe partnerja Campello po shijojnë diellin në Ibiza, madje edhe duke marrë një “ski jet” për rrotullime në ujin kristal të pastër, raporton “The Sun”.

Campello shfaqet e veshur me një bikini blu. Ajo u takua dhe u lidh me Morata kur futbollisti luante futboll në Itali, me Juventusin. Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2016. Ajo është një modele dhe stiliste me origjinë nga Venecia, ku çifti ka vendosur të martohet më vonë, këtë verë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb