Personi që shihni në foto është Kliti Leka, autori i vrasjes së biznesmenit 51-vjeçarit Niko Goro. Ngjarja e rëndë që terrorizoi sot Himarën ndodhi rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e autorit të krimit, i cili tashmë është arrestuar. Nga të shtënat e armës, mësohet se e plagosur mbeti dhe një grua 57-vjeçare. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një borxh prej rreth 70 mijë euro, që biznesmeni ja kishte autorit dhe që nuk ja jepte.

Pak kohë më parë autori i krimit, Kliti Leka, 53 vjeç, kishte mbuluar instalimet elektrike në një nga pallatet e Goros, por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: