HIMARË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” dhe “News24” nga policia, ndërsa bëhet e ditur se biznesmeni është ekzekutuar me armë në qendër të Himarës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se biznesmeni i njohur është qëlluar për vdekje me pesë plumba, pranë një supermarketi, ndërsa policia ka marrë kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje dhe identifikuar autorin e krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb