Jemi mësuar ta shikojmë në fushën e lojës duke kontribuar për Benficën dhe së fundmi për Chelsean, por Enzo Fernandez tregoi anën e tij romantike së fundmi.

Mesfushori argjentinas Fernandez i bleu lule të dashurës së tij Valentina Cervantes dhe më pas së bashku shkuan në Lisbonë, për të festuar ditëlindjen e 23-të të bukuroshes së njohur.

Cervantes ka ndarë me miqtë dy foto në Instagram, ku ka zgjedhur thjeshtë pak fjalë: “Ditëlindja ime e 23-të”. 22-vjeçari Enzo Fernandez, i cili fitoi Kupën e Botës 2022 me Argjentinën dhe mori çmimin e lojtarit më të mirë të ri të turneut, u bë nënshkrimi më i shtrenjtë në Britaninë e Madhe (Firmosi me Chelsea para pak ditësh).

Www Instagram Com Valucervantes 793766136
Www Instagram Com Valucervantes 793766136

Www Instagram Com Valucervantes 793766197

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb