Reali është fiksuar pas idesë për të transferuar në Madrid “bomberin” norvegjez, Erling Haaland. Ky nuk është një sekret, por për të arritur te Haaland kërkohet një sforco ekonomike, në këto momente është thjesht e pamundur, por Reali do të tentojë gjithçka në verën e 2024.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Reali do të përgatitet të sigurojë firmën e sulmuesit të Man.City në 2024 pasi në këtë vit aktivizohet një klauzolë në kontratën e Haaland që e lejon të largohet.

As
As

Pavarësisht dëshirës së madhe, transferimi i Haaland te Real Madrid është i lidhur ngushte me të ardhmen e Kylian Mbappe.

Haaland Mbappe
Haaland Mbappe

Haaland mbetet plan B, nëse presidenti Perez nuk arrin të bind për herë të dytë Mbappe, atëherë do të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e Haaland që shihet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzema-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: