BRITANI E MADHE

Daniel Saunders është një fëmijë i veçantë. Ai ka lindur në Bishop’s Stortford Herts, në Britaninë e Madhe në orën 11:11 më 11 nëntor 2011 dhe ditën e djeshme, mbushi 11 vjeç. Saunders ka qenë i lidhur ngushtë me numrin 11 që nga dita e lindjes.

“E kam pritur shumë këtë ditëlindje! Është më emocionuese se çdo ditëlindje tjetër që ka qenë ndonjëherë. 11 është një numër master në numerologji dhe do të thotë se kam potencial të mirë në të ardhmen. Është numri im me fat dhe është i lehtë për t’u mbajtur mend. Askush nuk e harron kurrë ditëlindjen time!”-tha ai.

Nëna e tij Charlotte thotë se 11 ka qenë gjithashtu numri i saj me fat që nga shkolla fillore, gjë që e bëri lindjen e tij edhe më të jashtëzakonshme.

Danieli do të lindte më 17 nëntor 2011, por një javë më parë Charlotte, tani 41 vjeçe, iu tha se djali i saj ishte në një pozion të vështirë.

Mjekët u përpoqën ta lëviznin, por nuk mundën, kështu që ata prenotuan një ndërhyrje cezariane më 11 nëntor. Lindja e Danielit u vonua më pas atë ditë, sepse ai ishte pozicionuar nën brinjët e Charlotte, kështu që kirurgëve iu desh më shumë sesa pritej për ta nxjerrë jashtë.

“Është e mahnitshme që ai ka lindur me të gjithë numrat 11. Ka qenë numri im me fat që kur isha fëmijë i vogël. Është shumë e veçantë ta ndaj këtë me të.”-tha nëna e 11-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb