Romën dhe Lazion nuk i ka bërë bashkë as kualifikimi historik me përmbysje i verdhekuqve kundër Barcelonës në “Champions League”.

Ajo që ndodhi mbrëmë në “Olimpico” ka rezultuar një gëzim i madh jo vetëm për skuadrën, por edhe për futbollin italian, i cili vitet e fundit sukseset i ka patur me pakicë, ndryshe nga se ndodhte më parë.

Screenshot_2-4

Kjo ka qenë arsye që menjëherë pas rezultatit historik Juventus ka uruar Romën. Pas bardhezinjve, një sërë skuadrash të ‘Seria A’ kanë bërë të njëjtën gjë.

inter-1

milani

fiorentina

Mes shumë urimesh bie në sy mungesa e Lazio-s, skuadra rivale e qytetit e Romës. Sigurisht nuk është shumë për t’u habitur, pasi rivalitetin e madh mes dy skuadrave nuk mund ta zbuste një fitore e jashtëzakonshme e kundërshtarit.

Momenti i vetëm kur dy skuadrat janë bashkuar, ka ndodhur vitin e kaluar, kur Totti i tërhoq nga futbolli. Edhe në këtë rast, pavarësisht se tifozët e Lazio-s përshëndetën largimin e kapitenit legjendar, nuk harruan ta bënin me ironi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb