Peja u trondit ditën e sotme nga një krim në familje, ku një person vrau bashkëshorten e tij.

Autori është identifikuar si Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë, i cili edhe është arrestuar.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është shtetasja Gjyljeta Ukelli, e cila ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizuar personalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.ë

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka dënuar këtë vrasje dhe tha se të gjithë duhet që të bëhen bashkë për tra ndalur vrasjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

Peje
Peje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb