TIRANE- Ky që shihni në foto është lokali ku ndodhi sherri që përfundoi me plagosjen e katër personave mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës në Tiranë.

Gazetarja Klodjana Lala ka mundur të sigurojë fotot e lokalit brenda të cilit plasi sherri që përfundoi me përdorimin e armëve vetëm disa metra larg tij.
lokali
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i plagosjes është pronari i lokalit shtetasi Arben Seferi, i cili është shpallur në kërkim pas ngjarjes.

Ky i fundit ka bërë sherr brenda lokalit me katër klientët dhe vetëm disa metra larg tij, kur ata kishin dalë nga anbjentet e lokalit ka qëlluar mbi ta me armë.

Policia po punon intensivisht për të zbardhur shkaqet e sherrit dhe arsyet që e shtynë pronarin të ngrinte armën mbi 4 personat e plagosur.

TE PLAGOSURIT
Sakaq mësohet edhe identiteti i plotë i njërit prej të plagosurve. Ai është Eljon Lekaj 31 vjeç.

Të plagosurit e tjerë janë: B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç. Ata ndodhen të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb