TIRANE – Reperi i njohur Majk është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Këngët e tij gjithnjë janë bërë hite, ndërsa jo pak është përfolur edhe për jetën private.
Ndërkohë ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat foto të ndryshme nga përditshmëria e tij. Së fundmi, ai ka publikuar një foto në Instagram Story, ku tregon ndryshimet e reja në modelin e flokëve.
Kësaj here reperi kosovar ka vendosur që të bëjë disa viza anash flokëve, duke ndryshuar kështu paksa nga stilin e tij të zakonshëm. Majk ka arritur të marrë komplimente të shumta nga fansat lidhur me këtë ndryshim.
(er.cu/BalkanWeb)