SHBA – Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur ish Miss Shqipëria festonte 25-vjetorin e lindjes.

Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë.
Almeda dukej e mrekullueshme me fustanin e saj të bardhë, i cili ishte mjaft elegant dhe i nxirrte në pah format e saj.

“Të gjesh një person që të kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri.

Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë”- kishte shkruar Sayisman në profilin e tij në Instagram.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: