Serie A ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, Italia nuk është më oazi i preferuar për yjet e futbollit botëror, kjo shihet qartë në çdo sesion të merkatos. Edhe këtë verë situata nuk ka ndryshuar, përjashto ndonjë goditje si rasti i Lukakut, në Serie A mungojnë emrat e mëdhenj.

Për të ndezur pak imagjinatën e tifozëve dhe mbi të gjitha për të ironizuar situatën ku ndodhet futbolli italian ka menduar një faqe në Instagram, “Fanta Boom”, që ka realizuar një super montazh duke dërguar disa nga yjet e futbollit botëror në ekipe të ndryshme në Serie A dhe jo vetëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbappe që firmos për Salernita, apo Harry Kane te Roma. Haaland transferohet te Monza ndërsa Luca Modric te Milan. Lewandowski largohet nga Bayern Munich për tu transferuar te Lecce.

“Goditja” e madhe është transferimi i C.Ronaldos te Venezia. Ky postim ka marrë me mijëra pëlqime dhe share në rrjetet sociale duke treguar qartë gjendjen e futbollit italian, në raport me rivalët. Ky postim ka marrë me mijëra pëlqime dhe share në rrjetet sociale duke treguar qartë gjendjen e futbollit italian, në raport me rivalët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb