Ajo nuk ka nevojë për ndihmë për të zbritur nga treni mbretëror dhe nuk ndalet as para shiut. Mbretëresha Elizabeth mori pjesë në ceremoninë historike të çelësave, hapja tradicionale e të cilës u bë në Holyrood në Skoci.

Me një fustan blu, kapelë në kokë dhe një buzëqeshje verbuese, Sovranja, së bashku me djalin e saj më të vogël Eduardin dhe gruan e tij Sophie, mbroheshin nga një ombrellë për shkak të motit të keq.

Mbretëresha Elizabeth përshëndeti fansat në Skoci me një tundje koke dhe një buzëqeshje, teksa mbërriti në Edinburg, udhëtimi i saj i parë që nga Jubileu Platinum.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo u pa duke zbritur shkallët e trenit pa asnjë ndihmë. Një asistent ishte gati ta ndihmonte Madhërinë e Saj të zbriste shkallët për në platformë, por ajo, e mbështjellë me pallton e saj blu dhe kapelën e zbukuruar me perla dhe diamante, nuk kishte nevojë për ndihmë. Duket gjithashtu se ditët e fundit mbretëresha ka shpërfillur ndalimin për të kalëruar dhe ka hipur në kuajt e saj.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb