Jackie Chan është padyshim një ndër aktorët më të preferuar të publikut shqiptar por mesa duket asgjë nuk shkon “vaj” në jetën e tij familjare. Vajza e tij, Etta Ng Chok Lam është martuar me të dashurën e saj pasi ka pohuar se ata kanë mbetur të pastrehë “për shkak të prindërve homofobikë”.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram të hënën, duke treguar çiftin e lumtur me veshjet e bardha të dasmës dhe me certifikatën e martesës në dorë. Etta ndër të tjera shkroi: “Të bashkuar nga dashuria dhe ligji për ditën e dasmës. Ne të gjithë jemi lënduar, por nëse mund të ëndërroni për dashurinë, do ta gjeni. Ne e kemi pushtuar frikën tonë, kemi pranuar gabimet tona dhe tani e kuptojmë se njerëzit që na lëndojnë po vazhdojnë ta bëjnë këtë akoma.”

Sipas ‘Gay Times’, Jackie teksa u pyet për mendimin e tij ndaj marrëdhënies së Etta dhe u shpreh se nëse ajo e pëlqen, është në rregull. Por pavarësisht kësaj, 19-vjeçarja e konsideron babain e saj, Jackie Chan një të huaj dhe “jo babain e saj të vërtetë”. Etta gjithashtu ka pasur një marrëdhënie të çrregullt me nënën e saj, e cila pak para kohësh lëshoi një deklaratë për të duke thënë: “Nëse nuk kanë para, ata duhet të shkojnë e të gjejnë punë.”. Është e paqartë nëse prindërit e çiftit kanë marrë pjesë në martesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb