Aleati i PD, Agron Duka duket se po bashkon në partinë e tij ‘të pakënaqurit’ e PS për t’i afruar në opozitë.

Pasi afroi Arben Malajn i cili u shkarkua nga Kuvendi pasi ishte po mazhoranca që e përzgjodhi për anëtar në bordin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, tashmë Duka është takuar me Arta Daden.

Ish- deputetja e PS është shfaqur kritike ndaj kryeministrit Rama i cili në zgjedhjet e 2017 nuk e përfshiu në listat për deputetë.
Duka dhe Dade janë fotografuar teksa pinin kafe në një lokal të kryeqytetit. Nuk dihen ende arsyet e takimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb