ITALI

Ndonëse viti 2020 nuk ishte fort i mbarë për të gjithë njerëzit, duket se shumë e shfrytëzuan periudhën e vetizolimit dhe atë pas saj për të kaluar më shumë kohë me familjarët dhe njerëzit e tyre më të dashur. Kështu ka qenë edhe për futbollistin, Lorik Cana i cili prej muajsh ndodhet në Itali.

Loriku më herët tregoi se si e kaloi periudhën e karantinës në shtëpi. Ndonëse ky vit është konsideruar për shumë persona si i “mbrapshtë” për shkak të koronavirusit, për Lorikun nuk ka qenë i tillë pasi në 2020-ën erdhi në jetë vajza e tij Enkeleida dhe ka pasur më shumë kohë për të kaluar me familjen.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë që ka vuajtur shumë këtë muaj, për shumë çështje, që kanë të bëjnë me vështirësitë ekonomike. Por të jesh 24 orë në 24 me familjen, fëmijët, është gjëja më e bukur. Për mua 2020 ka qenë e mrekullueshme deri më tani. Lindja e fëmijëve bëhet një moment i bukur për një prind dhe lindja e Enkeleidës ashtu ka qenë për mua”, u shpreh Cana.

Ndërsa në postimin e sotmë Lorik Cana shfaqet në ambientet e shtëpisë mjaft i menduar. “Pranvera, vera 2020 shtëpi”, ka shkruar Cana në krah të fotos e shoqeruar me disa figura shtëpie, cka do të thotë se gjatë kësaj periudhe ka qëndruar më shumë brenda.

Loriku nuk ka mundur t’i shijojë plotësisht pushimet e kësaj vere, por me siguri e ka shfrytëzuar këtë kohë me bashkeshorten e dy fëmijët.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: