FIER

Prej mëngjesit të sotëm fshati Levan në Fier është pa energji elektrike. Sapo prishet koha e nis era apo reshjet e shiut, njësia administrative Levan në Fier do mbetet pa energji elektrike. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, ku energjia elektrike është ndërprerë me intervale të gjata.

Banorët e zonës shprehen se janë ankuar disa herë, por ky problem ende nuk ka marrë zgjidhje. Në pjesën më të madhe të ditës, energjia ka munguar dhe aktualisht Levani është pa drita. Nga ana e OSHEE nuk ka njoftim për ndonjë avari dhe nuk dihet se përse kjo situatë përsëritet vazhdimisht.

Mungesa e energjisë elektrike bën që përveç dëmeve materiale nëpër banesa, banorët të përballen edhe me frikën e vjedhjeve për shkak të mungesës së ndriçimit. Siç duket edhe nga fotot e shkrepura nga banorët, fshati Levan është i “zhytur” totalisht në errësirë.

79969830 597313361021158 8821712106991648768 N
79969830 597313361021158 8821712106991648768 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: