Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Liqeni i Levanit” ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.

Mjeti tip “ BMW” me targa AB341JU, me drejtues shtetasin Kristian Marku, ka goditur mjetin tip “Benz” me targa AA597SG, me drejtues shtetasin Ardit Kalemi, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: