QAFË-THANË- Goditet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ndërsa në pranga përfundoi një 22-vjeçar. Burime nga Policia e Korçës bënë me dije për ‘BalkanWeb’, se gjatë kontrollit të ushtruar në Qafë-Thanë, në motorin e mjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA 856 NI u gjetën dhe sekuestruan 3 kg hashash. Sakaq, u arrestua drejtuesi i mjetit, Kristjan Pepkolaj, banues në fshatin Rajë-Tropojë.

Mëosohet se droga ishte paketuar në 3 pako të mbështjella me letër natriban. Nga veprimet hetimore dhe proceduriale të kryera, rezulton se sasinë e lëndës narkotike të mësipërme që Pepkolaj posedonte, kishte si synim ta shiste në Maqedoni. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: