Gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve për Cristiano Ronaldon, por ai nuk duket i shqetësuar. Portugezi ka rezultuar sot për herë të dytë pozitiv ndaj COVID-19 dhe me të gjitha gjasat ka humbur sfidën e madhe Barcelona-Juventus.

Ronaldo ndodhet në Torino teksa sot ka hedhur foto me ‘look’-un e ri dhe me stil të enjteje, siç e quan ai.

Ylli i futbollit ka veshur një bluzë të kuqe teksa duket se është në një tryezë ku pret t’i serviret ushqimi. Ai stërvitet brenda banesës teksa pret që të rikthehet në fushë. Momentalisht ai është me COVID-19, por s’ka simptoma dhe kjo nuk e ndal atë të ushtrojë aktivitet fizik.

 

View this post on Instagram

 

Thursday style! ?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb