SHKODER- Plot 90 kilogramë kanabis dhe 1 armë zjarri, janë sekuestruar nga policia e Shkodrës, gjatë kontrolleve të ushtruara në dy njësi administrative. Gjatë operacionit të koduar “Alavana”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, uniformat blu kanë kontrolluar banesën e Pjetër Çakajt, 54 vjeç, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, Njësia Administrative Pult.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë.

Ndërsa në banësën e shtetasit Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, në vendin e quajtur Tebreg, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: