Kristjan Asllani bëri hapin e madh të karrierës duke u transferuar te Interi. Mesfushori shqiptar la Empolin, për të nisur një aventurë të re.

Lojtari kuqezi zhvilloi dje vizitat mjekësore, teksa sot u zyrtarizua. Pak më parë klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka bërë publik edhe numrin që Asllani do mbajë mbi shpinë.

20 vjeçari ka përzgjedhur numrin 14, i njëjtë me atë që preferoi të mbajë te Kombëtarja në 2 ndeshjet e fundit.

Jy
Jy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: