FRANCE

Kurrizoja i Katedrales Kuazimodo përqafon më dhembshuri duke vajtuar shtëpinë e tij. Kjo karikature është kthyer në simbol të dhimbjes dhe zemrave të lënduara të francezëve e qytetareve të mbarë botës, që panë teksa shkërmoqej madhështia e arkitekturës gotike.

Në këtë karikaturë shfaqet Quasimodo, kurrizoja i Katedrales, heroi tragjik në romancën historikë të Victor Hugo, Notre-Dame de Paris, i cili përqafon duke qarë “shtëpinë e tij”.

Qiejt e Parisit u errësuan nga tymi pasditen e se hënës, kur një zjarr i fuqishëm përfshiu katedralen e Notre Dame në Paris. Pariziene e turistë të shumte u mblodhën rreth e rrotull katedrales, duke kënduar Ave Marian, duke u lutur për shpëtimin e saj.

C 2 Articolo 3203208 Upiimagepp
C 2 Articolo 3203208 Upiimagepp

Guri i parë i katedrales u vendos në vitin 1163 në prani të Papa Aleksandrit III, në mbretërimin e Luigit VII. Ndërtimi i Notre Dame do të zevendesonte katedralen Santo Stefano dhe kishën e vogel që ndodhej aty prane, pasi ato nuk perballonin fluksin e besimtareve në Paris.

Ndërtimi u nda në dy faza dhe përfundoi ne vitin 1250. Në vitin 1991 Katedralja e Notre Dame u shpall trashëgimi boterore e mbrojtur nga UNESCO. Notre Dame ka qenë simbol i krenarisë dhe rrugëtimit të kombit francez. Napoleon Bonaparti u kurorëzua në Notre Dame. Zhan D’Arka u shpall shenjtore në katedrale. Aty janë ndjekur nga populli, në masë, funeralet e Sharl de Golit dhe Fransua Miterranit. Katedralja u bëri ballë artilerive gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe qëndroi kryelartë gjatë viteve të pushtimit nazist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb