Fjongo e kaltër në shtëpinë Spiegel-Kerr. Të hënën, rreth orës 23.50 në Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles, Miranda Kerr ka sjellë në jetë djalin e saj të parë me Evan Spiegel, bashkëthemelues i Snapchat. Djali i vogël është quajtur Hart, ashtu si gjyshi i sipërmarrësit ( ishte një avokat i rëndësishëm i San Francisco).

Top modelja ka edhe një tjetër djalë, Flynn, me aktorin Orlando Bloom.

Në fund të majit Miranda dhe Evan festojnë përvjetorin e parë të martesës… dhe lindja e Hart është dhurata më e bukur e dashurisë së tyre. ’Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa të lumtur jemi për ardhjen në familjen tonë të djalit tonë të bukur. Miranda është mirë dhe Flynn është entuziast që do bëhet vëllai i madh. Faleminderit për fjalët dhe urimet e ngrohta shumë të veçanta’, ka thënë për People, babai i ri në një deklaratë ekskluzive.

Kerr kishte njoftuar për shtatzëninë në nëntor, duke thënë që Flynn, 7 vjeç, është shumë i lumtur që do të ketë një vëlla.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087895_1_image

C_2_fotogallery_3087895_6_image

C_2_fotogallery_3087895_7_image

C_2_fotogallery_3087895_0_image

C_2_articolo_3139068_upiImagepp

C_2_fotogallery_3087895_12_image

C_2_fotogallery_3087895_11_image (1)

C_2_fotogallery_3087895_10_image

C_2_fotogallery_3087895_9_image

C_2_fotogallery_3087895_8_image

C_2_fotogallery_3087895_5_image

C_2_fotogallery_3087895_4_image

C_2_fotogallery_3087895_3_image

C_2_fotogallery_3087895_2_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: