Jeta e Berlusconit përmes fotove. Ish-kryeministri italian, i cili ndërroi jetë sot pas një sëmundje, lindi më 29 shtator të vitit 1936.
Ai u diplomua për Drejtësi në vitin 1961 me një tezë profetike: “Kontrata reklamuese për reklamë”. Galeria e fotove të publikuara nga mediat italiane tregojnë se si e nisi karrierën Berlusconi, ish-kryeministri që vijoi karrierën e tij politike për gati 30 vite.
Duket se starti i tij ishte si këngëtar në anijet turistike, për të vijuar më pas me biznese, apo dhe televizione dhe për t’u mbyllur me politikë.
(BalkanWeb)
