BURREL- Plot 45 minuta ka qëndruar në ajër helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura mbi shtëpinë e familjes Gjetani, e cila ishte bllokuar nga përmbytja. Forcat e Ushtrisë në një operacion të vështirë, në kushtet e motit të keq, duke rrezikuar dhe jetën e tyre, u përpoqën të largonin nga banesa të gjithë anëtarët e familjes së Medi Gjetanit, mes tyre edhe një e moshuar 85-vjeçare, por vonesa u bë për nusen e re të shtëpisë dhe foshnjën 5-muajshe.

Burime për “BalkanWeb”, thonë se shkak për këtë vonesë ishte mosdakordësia e djalit të shtëpisë, i cili nuk pranonte që gruaja e tij e shtatzënë të ngjitej në helikopter bashkë me ushtarët.

Po kështu, ai nuk pranonte që ata të shpëtonin as foshnjën e tyre 5-muajshe.

U deshën 45 minuta negociata, që babai të bindej, dhe të lejonte forcat e Ushtrisë të shpëtonin gruan dhe vajzën e tij, ndërkohë që banesa ishte “nën pushtetin” e ujit.

E derisa babai u bind, helikopterit të Ushtrisë iu desh të qëndronte 45 minuta në ajër. Por pavarësisht negociatave djali dhe babai i shtëpisë nuk pranuan të largoheshin me helikopter.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb