Aktorja Jennette McCurdy ka shkuar fansat me deklaratën e saj.

Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘iCarly”, ka zbuluar se ka përjetuar abuzim fizik dhe emocional nga mamaja e saj e ndjerë, Debbie dhe ndihet e lumtur që ajo ka ndërruar jetë.

”Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime. Dhe nuk do të gënjej. Ishte shumë e vështirë të arrish këtu.

Por tani, unë jam në një vend në jetën time që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur. Dhe më në fund ndihem e lirë.

Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë ishin ato të kaosit. Emocionet e mamasë sime ishin aq të çrregullta sa ishte si të ecje në litar çdo ditë.

Luhatjet e humorit ishin të përditshme. Nëna ime kishte ëndërruar gjithmonë të ishte një aktore e famshme dhe ajo ishte e fiksuar të më bënte një yll”, rrëfeu ajo.

Gjithashtu Jennette tregoi se kur ishte vetëm 11 vjeçe, Debbie i mësoi të bijës sesi të kufizonte kaloritë dhe ndihmoi në ushqyerjen e saj të çrregullt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb