SHBA- Barack Obama mbajti fjalimin e tij të fundit si President i Shteteve të Bashkuara, drejtuar popullit amerikan në qendrën e konventave Mçormick Place të Çikagos, qyteti ku ai ka jetuar me familjen e tij para se të vinte në Uashington.

Ai arriti që të prekte shumë zemra me fjalimin dhe mesazhet e tij, ndërsa gruaja e tij dhe vajza nuk përmbajtën as lotët. Obama nuk nguroi që të falënderonte publikisht familjen e tij, ndërsa gruan e quajti ‘shoqen më të mirë’.

“Michelle ti je shndërruar në një shembull për rininë amerikane. “Jo vetëm gruaja dhe mamaje e fëmijëve të mi, por shoqja ime më e mirë. Ti more një rol për të cilin nuk pyete dhe e bërë sipas vetës tënde, me shumë kurajë, stil dhe humor të mirë”, pohoi Obama për bashkëshorten e tij. Teksa u ndal tek dy vajzat e tij, Malia dhe Sasha, ai shtoi se: “Jam krenar që jam babai juaj”, përfundoi Obama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb