SARANDE- Padyshim ai është jahti me vela më të madh në botë. Bëhet fjalë për Sailing Yacht A, i cili ka ankoruar në portin e Sarandës.

“BalkanWeb” ka siguruar disa foto nga super jahti, teksa zbarkon në territorin tonë, ndërsa burimet thanë se jahti do furnizohet me 850.000 litra nafte.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka siguruar edhe një video nga momenti ku shihet se si një numër i madh autobotesh qëndrojnë në anë të rrugës në Sarandë, ndërsa presin që të furnizojmë mjetin e lundrimit me karburant.

‘Focus.it’ shkruan se jahti i përket miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cili renditet i 89 në listën e më të pasurve në botë. Jahti privat prej disa ditësh po lundron në Detin Mesdhe, ndërsa është ndalur edhe në Sarandë.

Përshtypje për vizitën e jahtit në Sarandë i ka bërë edhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në Intagram ka publikuar edhe video ku shfaqet jahti. “Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë???”.

Karakteristikat e jahtit me vela
Jahti lundrues është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej afro është 142.8 metra i gjatë me një peshë prej 12.600 ton, dhe ka një shtyllë prej 90 metrash ku pjesa e dalë është e lartë sa një ndërtesë 8-katëshe. Ky mjet lundrimi superluksoz është projektuar nga Philippe Stark dhe kushton 425 milionë euro. Brenda tij ka një pishinë të madhe si dhe një pistë për uljen e helikopterëve. Jahti është i pajisur me dy motorë me naftë 3600 kW dhe dy motor elektrike 4300 kW, ndërsa çdo funksion i mjetit mund të kontrollohet edhe përmes një aparature, që garanton siguri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: