Një tjetër virus vdekjeprurës ka vënë në alarm zyrtarët e Ugandës, i cili është i ngjashëm me atë të Ebolës.

Virusi Marburg vret 88% të njerëzve që prek, ndërsa cilësohet si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse që ekzistojnë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani raportohet për pesë persona të prekur nga ky virus, ndërsa raportohet për dy të vdekur, motër e vëlla.

Marburg mund të përhapet përmes kafshimeve dhe mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes gjakut. Po ashtu, infektimi mund të përhapet edhe përmes kontaktit me veshje të ndotura. Thuhet se virusi Marburg shfaq simptomat të tilla si; ethe, gjakderdhje, të vjella, diarre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: