Qeveria polake ka njoftuar se po shpërndan tableta jodidi për qytetarët në të gjithë vendin pas frikës së rrezikut të mundshëm të rrezatimit në lidhje me sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë.

Ministria e Brendshme në fillim të javës njoftoi se të gjitha komunitetet e zjarrfikësve në të gjithë vendin janë pajisur me doza adekuate të ilaçeve.

“Kjo është një procedurë standarde e parashikuar me ligj dhe e aplikuar në rast rreziku të mundshëm nga rrezatimi. Njëkohësisht ju bëjmë me dije se për momentin nuk ekziston një rrezik i tillë dhe Agjencia Kombëtare e Energjisë Bërthamore është në monitorim të vazhdueshëm për situatën”, tha Ministria.

Ata vazhduan duke shtuar se të gjitha shërbimet janë në gatishmëri për momentin, ndërsa doza të mjaftueshme të jodit janë ofruar për të gjithë qytetarët polakë.

Në faqen e internetit të qeverisë polake, deklarata thotë: Si pjesë e aktiviteteve të menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes civile, në lidhje me informacionin e medias mbi luftimet në rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhia, javën e kaluar tabletat që përmbajnë jodur kaliumi iu dorëzuan selinë e qarkut të Shërbimit Shtetëror zjarrfikës. Në të njëjtën kohë ju bëjmë me dije se për momentin nuk ka një kërcënim të tillë dhe situata monitorohet në vazhdimësi nga Agjencia Kombëtare e Energjisë Atomike.”

Në rast kontaminimi të konfirmuar, plani është shpërndarja e shpejtë e tabletave të jodit që ndihmojnë në absorbimin e substancave radioaktive.

Forcat ruse kapën termocentralin bërthamor ukrainas Zaporizhzhia në mars të këtij viti, ndërsa që nga konfiskimi i tij, ka pasur shqetësime sigurie.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës numri i farmacive që shesin jod në Poloni është dyfishuar. Ndërkohë, vetë interesi për jodin është rritur rreth 50 herë në javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb