ITALI- Tërmeti i mëngjesit të sotëm me magnitudë 6.5 të shkallës rihter, ku epiqendër kishte zonën e Norcias në Umbria është më i forti që ka goditur Italinë që nga viti 1980. Ky fakt është bërë i ditur nga ekspertët e sizmologjisë.

Ndonëse fatmirësisht pa viktima, lëkundjet e sotme konsiderohen më të forte edhe se ai që goditi Akuillen në vitin 2009, i cili ishte me magnitudë 5.8 ballë, por që shkaktoi qindra të vdekur. Po ashtu, tërmeti i sotëm ishte më i fortë se ai famëkeqi i 24 gushtit, që shkaktoi 290 viktima dhe qindra të plagosur. Sakaq, sizmologët kanë dhënë sot alarmin se Italia rrezikohet nga të tjerë tërmete.

Siç edhe dihet, Italia ndodhet në zonën e përplasjes në mes të dy pllakave të mëdha tektonike të njohura si pllaka Euro-Aziatike dhe pllaka Afrikane, që e shtrëngojnë atë si një darë.

Për më tepër, në lindje është pllaka Adriatike dhe në perëndim është Korsika, e cila është në pllakën tektonike Evropiane që zhvendoset çdo vit tre milimetra drejt Italisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: