Ndonëse banesat e fshatit Dukat të Vlorës e kanë kaluar rrezikun e përfshirjes nga vatra e zjarrit, problematike ngelet situata në malet afër Llogarasë. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti, raportoi nga Dukati se zjarri po vijon në disa vatra në mal, ndërsa theksoi se nëse nuk shuhet zjarri, rrezikohet seriozisht që flakët të hyjnë në Parkun Kombëtar.

Sipas Mehmetit, Ushtria që prej gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmë u pozicionua në Pashaliman, pasi në afërsi të kësaj zone ishte riaktivizuar një vatër zjarri, e cila nëse i afrohej bazës do të përbënte një rrezik tepër të madh pasi aty ka municione luftarake.

Po ashtu mësohet se aktualisht ushtria është duke kryer operacione qoftë nga Palasa dhe në Llogara, pasi zjarri po vijon të ecë në mënyrë intensive, ndërkohë që tentativat janë që të shuhet ajo vatër. Gazetari Mehmeti tha se paralelisht nga ajri po vijon punën për shuarjen e zjarrit edhe helikopterët, të cilët kanë lënë Gjirokastrën dhe kanë ‘zbarkuar’ në këtë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: