Franca ka njoftuar se po përgatitet për të strehuar 10,000 mijë refugjatë nga Ukraina.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal , tha se Këshilli Kombëtar francez i mbrojtjes ka aktivizuar një njësi ndërministrore për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Franca.

‘Asgjë nuk na lë të kuptojmë se kjo luftë tragjike do të ketë një fund të shpejtë. Bombardimet ushtarake ruse mund të shtohen në ditët në vijim dhe padyshim shqetësimi ynë është në nivelet më të larta”, ka thënë më tej Attal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb