Raphael Varane i ka çuditur të gjithë duke njoftuar tërheqjen e tij përfundimtare nga Kombëtarja e Francës.

Mbrojtësi i Manchester United (29-vjeçare) ishte një pikë kyçe për Les Bleus për të fituar Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe ka bërë 93 paraqitje për përfaqësuesen e tij gjatë dekadës së fundit.

Largimi i tij nga Kombëtarja tregon fundin e një epoke te kjo skuadër, pasi portieri i Tottenham, Hugo Lloris gjithashtu njoftoi një muaj më parë se nuk do luajë më për “Gjelat”.

Franca kishte synim t’i jepte Varane shiritin e kapitenit në vend të Lloris, por në një deklaratë në Twitter, mbrojtësi i Manchester United ka refuzuar gjithçka me vendimin e marrë.

Get French Football News ka raportuar se Kylian Mbappe pritet të emërohet si kapiteni i ardhshëm i Francës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: