TIRANË- Lëvizje të tjera në Polici. Të paktën 11 emra zëvendësdrejtorësh dhe shefash komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe ose edhe në Policinë e Tiranës.

Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se shkarkohet zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës Skënder Hita, i cili emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë

Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2.

Po kështu shkarkohet shefi i Komisariatit 1 Elton Alushi, i cili emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës. Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro, i cili emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Në Shijak emërohet Aliosha Broka.

Pas largimit të shefit të sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska rreth dy muaj më parë, në vend të tij emërohet Olti Bistri.
Shkarkohet shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama. Në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti. “BalkanWeb” mëson se shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

1- Skënder Hita nga zv.drejtori i Policisë së Tiranës-zv.drejtor në Policinë e Lezhës
2- Arsen Sinomati nga shefi i komisariatit nr. 2- zv.drejtor i Policisë së Tiranës
3- Elton Alushi nga shefi i Komisariatit nr. 1 – shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.
4- Alket Shatro nga shef i komisariatit nr. 4- specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.
5- Agim Hoxha nga ish-shefi i Komisariatit Shijak – shef i komisariatit nr. 4
6- Aliosha Broka emërohet shef i Komisariatit në Shijak
7- Olti Bistri emërohet shefi i sektorit “Shqiponja”.
8- Albert Xhaho, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.1
9- Ervin Hasrama, shkarkohet nga detyra e shefit të Komisariatit Rrugor.
10- Erjon Ahmeti emërohet shef i Komisariatit Rrugor
11- Ylli Doda emërohet shef i Komisariatit nr.2

NJOFTIMI I POLICISË
Kom.Pol.Nr.1 Kryekomisar Albert Xhaho, Asistent/Lektor ne Departamentin e Hetimit të Krimit, ne Akademine e Sigurise, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.1.

Kom.Pol.Nr.2 K/Komisar Ylli Doda, Specialist ne Sektori per Hetimin e Krimeve te Renda kunder Personit dhe Veprave te Cilesuara, ne Drejtorine per Hetimin e Krimeve te Renda, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.2.

K/Komisar Arsen Sinatamaj, Shef i Komisariatit te Policise Nr.2, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, transferohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Renda, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.

Kom.Pol.Nr.4 K/Komisar Agim Hoxha, Shef i Komisariatit te Policise Shijak, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.4, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.

Kom.Pol.Rrugore K/Komisar Erion Ahmeti, Specialist ne Sektorin e Analizes dhe Planifikimit ne Drejtorine e Policise Rrugore, transferohet Shef i Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: