Testi i golashënuesit argjentinas nga radhët e skuadrës angleze Manchester City, Sergio Agüero, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19).

“Pas kontaktit të afërt me një person me COVID-19, një kohë isha në procesin e izolimit. Testi im i fundit për COVID-19 doli pozitiv. Po shfaq disa simptoma. Mundohem të shërohem duke i zbatuar sugjerimet e mjekëve”, shkroi ai në Twitter.

Agüero, i cili nuk ka arritur të luajë rregullisht për Manchester City-n këtë sezonë, është paraqitur në vetëm 9 ndeshje dhe ka shëuar 2 gola.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb