TIRANE– I ftuar në emisionin “Rudina” futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka rrëfyer historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, Ornelën si dhe arsyet pse hoqi vëllain nga futbolli.

Sipas Andi Lilës, sporti shqiptar do të kishte një tjetër futbollist me mbiemrin Lila dhe ky do të ishte vëllai i tij, Eraldi.

Ai thotë se dikur luante në një skuadër me vëllanë, por një episod i sikletshëm për të e bëri që ta largonte Eraldin nga skuadra.

“Një ditë ishim duke luajtur dhe Eraldit i ra një top në fytyrë dhe ai fillloi të qante. E hoqa fare nga skuadra sepse më erdhi turp që ai qau”- rrëfeu Lila.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: