Emisari amerikan Gabriel Escobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi mes Osmanit dhe Escobarit po zhvillohet në Presidencën e Kosovës, dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.

Escobar, pas Osmanit do të zhvilloj takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.

Gjatë ditës së djeshme në një takim online me gazetarët, Escobar e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.

Ndërkaq sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se ky proces ndodhet në një moment kritik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: