Antonio Conte është gati të rikthehet te Juventus. Kështu raporton e përditshmja britanike Daily Mail, sipas së cilës, tekniku italian nuk do të rinovojë kontratën me Tottenham, që përfundon më 20 qershor 2023.

Nuk është thjesht çështje parash, drejtuesit e Spurs janë gati të shtojnë rrogën e italianit, por Contes i pëlqejnë sfida të tjera, në mënyrë që të ndërtohet një skuadër e cila të jetë në gjendje të luftojë për titullin kampion jo thjesht vetëm për një vend në Champions League.

Fakt tjetër është se Conte nuk drejton më shumë se dy sezone një skuadër, të paktën kështu ka ndodhur në vitet e fundit. Te Juventus e duan shumë Conte, personi që ka në ADN ngjyrat bardhezi, si lojtar dhe si trajner.

Pavel Nedved e dëshiron shumë, por marrëdhëniet me presidentin Agnelli mbeten disa të ftohta. Gjithsesi, numri një i klubit juventin ndjen edhe presionin e tifozëve gjithnjë e në rritje. Prandaj për ta rikthyer Juventusin në majë, nuk është çudi që Antonio Conte të rikthehet edhe njëherë tjetër të drejtojë “Zonjën e Vjetër”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb