Një takim mbi trashëgiminë Kulturore dhe zhvillimin u mbajt sot në Tiranë. Ish deputeti Gert Bogdani foli për dëme të mëdha në site arkeologjike dhe shkatërrime të objekteve historike që fshijnë të shkuarën.

“Identiteti i qytetit është i rëndësishëm. Aty ku ka zbulime i hedhim beton sipër, nëse ish godina e bashkisë qe shkatërruar nga komunizmi, kemi teatrin kombëtar që u shkatërrua një vit më parë. Një nga godinat në përfaqësuese për arkitekturën italiane”, tha Gerti Bogdani.

Pas një prezantimi të siteve më të rëndësishme, nga Butrinti te Apolonia, Berati, Amfiteatri i Durrësit a Varret e Selcës, të pranishmit folën për kudjesin ndaj tyre.

“Si mund t’i përdorim pa i dëmtuar objektet e trashëgimisë, dhe kjo është një gjë që debatohet në gjithë botën, nuk jemi ne të parët as të fundit. Duhet të marrim modelet më të mira”, tha Ols Lafe, ekspert i trashëgimisë.

Takimi u mbajt në prani të studenteve nga arkeologjia dhe biznesi, për të gërshetuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike dhe shërbimit që ato i bëjnë ekonomisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb