TIRANE

Getinjo është një ndër reperët më të suksesshëm të momenti. Ai dhe vëllai, Mozzik, u larguan pak kohë më parë nga ‘On Records’, megjithatë më vonë ata arritën të themelonin “2 Euro Gang”.

Dy vëllezërit kanë publikuar shumë këngë të reja dhe duket se nuk do të ndalen kurrë. Por ditën e sotme reperi i njohur ka deklaruar në ‘Instagram’ se do të hiqte dorë nga muzika dhe kjo gjë i befasoi të gjithë personat që e duan muzikën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Prej sot unë Getinjo kam vendosur që mos të bëj këngë të reja dhe të largohem nga muzika! Faleminderit për përkrahjen deri sot!”, ka shkruar reperi në ‘Instagram’.

Menjëherë pas kësaj deklarate ai ka marrë me qindra mesazhe dhe për këtë arsye më vonë ka zbuluar se ishte e gjitha një shaka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: