Cfarë bën një vajzë kur i dashuri i saj ndodhet kilometra larg? I shpreh dashurinë me mënyra nga më të ndryshmet, por shumë të vecantë e la zgjedhur Gigi Hadid. I bën të ditur një bote të tërë se askush nuk është si Zayn Malik dhe këtë mbishkrim e vë në bluzën e saj. Modelja 21-vjecare ka pozuar me bluzën dhe një palë pantallona të ngushta lëkurë pas festën së të shtunës me Drake, ndërkohë që Malik ndodhej në Los Angelos.

Pavarësisht distancës, Malik ishte fansi i parë që publikoi foton e së dashurës në Twitter, duke u shprehur se ‘ajo është e dashura e tij’.
Por pavarësisht kësaj deklarate plot zemër të Zayn, Gigi nuk e ka për herë të parë që vesh bluza të këtij lloji. Më parë të njëjtën gjë ka bërë me Joe Jonas. Duket se modelja kënaqet me kët5ë formë të shprehur të ndjenjave, dhe që të dashurit i ka si bluzat që vesh. Ose pak nga të dyja.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: