Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24, thumboi deputetët e opozitës parlamentare, Halit Valterin dhe Andi Përmetin, kur ju tha se pavarësisht se dolën nga listat e opozitës janë gjendur më ngrohtë në kraharorin e PS.

“Nuk ju paragjykoj personalisht, por ju si grup keni humbur një rast për të demonstruar seriozitet para publikut shqiptar. Shumë prej jush deputetët e opozitës së re kanë qenë shumë represivë ndaj liderit të PD-të, Lulzim Basha. Me të drejtë ju ka atakuar PD se ndjehej e zënë në tradhti prej jush. Ju u gjendet më ngrohtë në kraharorin e PS, e them këtë duke parë shumicën e sjelljeve, votimeve, kam parë komizëm, paaftësi tek ky grup. Nuk është faji i tyre, por i atyre që ju kanë zgjedhur. Duhet të kishit bërë opozitë, por vetëm opozitë nuk bëtë”,- tha Gjekmarkaj.

Halit Valteri: Ju sfidoj zoti Gjekmarkaj, flas për vete. Të sfidoj të ma gjesh një ligj që unë votoj pro Ramës, për të tjerët nuk mbaj dot përgjegjësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb