Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson në Shqipëri, Audi, mblodhën këtë të diel klientët, dashamirësit dhe admiruesit e markës më të dashur nga shqiptarët.

Në eventin e quajtur “Gjëmimi i Heshtjes”, shtëpia e madhe e Porsche Albania u shndërrua në një forum të shumë modeleve historike të Audi dhe të apasionuarve pas stadit tjetër të transportit automotiv; të ardhmes elektrike.
Eventi u organizua pranë zyrave qendrore të koncesionarit, në autostradën Tiranë – Durrës, duke shërbyer si një bashkim i të gjithë apasionuarëve pas Audi nga Porsche Albania.

Përveç modeleve të ndryshme ndër vite nga Audi që vetë të apasionuarit sollën në festë, surpriza që i shtoi më shumë shijen këtij takimi ishte shpalosja e modeleve më të fundit elektrike Audi, si modeli Audi e-tron. Të pranishmit patën mundësinë që të shikonin nga afër disa nga modelet më autentike, por edhe ato teknologjikisht më të përparuara.
Ndërthurur edhe me muzikën e përzgjedhur dhe shijeve të kuruara kulinare, ky event ishte gjithashtu një materializim i promovimit që bëhet nga Audi për të shtuar përdorimin e makinave elektrike, duke ndikuar kështu në mënyrë të prekshme në përmirësimin e mjedisit dhe në zhvillimin tonë të qëndrueshëm.

Në një deklaratë për median tonë, Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun. Znj. Elona Mera u shpreh entuziaste për këtë event për vetë ngrohtësinë e shtëpisë që audienca e pranishme përcolli, por edhe për përqafimin kaq natyral që ka ndjerë nga e gjithë familja e klientëve dhe dashamirësve të Audi, për transportin elektrik.

“Ky takim erdhi si një moment krenarie për bilancet tona në raport me transportin elektrik, por edhe si një “deklaratë” e bukur që lëshuam nga premisat e Porsche Albania me klientët dhe miqtë tanë, drejt të ardhmes së shëndetshme. Transporti elektrik është e tashmja dhe e nesërmja; realiteti i paevitueshëm i lëvizshmërisë në Shqipëri dhe Porsche Albania do të jetë aleati i duruar që çdo burim njerëzor dhe teknologjik do ta bëjë të aksesueshëm për këdo që i bashkohet këtij misioni të qëndrueshëm dhe frymëzues”, shprehet Elona Mera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb